June 27, 2022

Si Të Përgatisim Të Rinjtë Për Tregun e Punës Post-Pandemisë

Me pandeminë globale që ka ristrukturuar të ardhmen e punësimit, si mund të përgatisim të rinjte mbi të panjohurën? Më poshtë janë 3 ide:

toparticle-banner

Si Të Përgatisim Të Rinjtë Për Tregun e Punës Post-Pandemisë

 

 

Me pandeminë globale që ka ristrukturuar të ardhmen e punësimit, si mund të përgatisim të rinjte mbi të panjohurën? Më poshtë janë 3 ide:

 

Mësimdhënie cilësore pavarësisht aksesit në teknologjiNë muajt e parë të pandemisë, u vu re diferencimi në aksesin e teknologjisë midis rajoneve të ndryshme gjeografike dhe  shtresave sociale. Shume shtete në zhvillim, apo dhe zona rurale nuk kishin burime të mjaftueshme për të përshtatur mjetet teknologjike në praktikat mësimore. Si pasojë, mjaft të rinj hasën sfida në aksesimin e materialeve mësimore por edhe përmbajtjeve të nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm personal. Vitin e kaluar, UNESCO publikoi një raport mbi shtrirjen e teknologjisë në botë, ku sipas rezultateve, gati gjysma e botës mbetet e veçuar nga aksesi online. Përfshirja digjitale merr kuptim vetëm kur ajo është e përballueshme, tërheqëse, dhe e sigurt për të gjithë- është shprehur Houlin Zhao, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Telekomunikimit Ndërkombëtar.

Mundësitë për të mësuar me ndihmën e teknologjisë janë të pafundme, sidomos kur lidhja kryhet me shpejtësi të lartë. Por jo të gjithë e kanë luksin të kenë akses të shpejtë interneti. Gjithsesi, ekzistojnë mundësi që njohuritë edukuese të transmetohen me përdorim të thjeshtë të kompjuterëve edhe pa internet. Konvertimi i përmbajtjeve mësimore në material PDF të lejon të aksesosh mësimin dhe kur  nuk ke akses në internet. Në mënyrë të ngjashme, një shembull tjetër mund të jetë transmetimi i përmbajteve edukuese nëpërmjet radios apo televizionit, e cila eliminon nevojën e të paturit një infrastrukturë të gjerë digjitale në shkolla. Gjithashtu, ju mund të gjeni metoda të njëjta në ide si mangat, apo novelat grafike që japin mesazhe nëpërmjet ilustrimeve shumëngjyrëshe. Akoma më mirë, edukatorët ap omësueist mund të ndërthurin forma të ndryshme të paraqitjes së përmbajtjes mësimore në mënyrë të atillë që të jetë lehtësisht e aksesueshme për të gjithë.

 

Anashkaloni zbatimin e provimeve të vështira

 

Gjithashtu, pandemia na ka bërë të kuptojmë se provimet e standartizuara dhe të vështira janë një metodë e padrejtë vlerësimi e cila nxit pabarazinë midis nxënësve. Tashmë ka shembuj të bollshëm që këto provime nuk i përmbushin më qëllimet e tyre për të cilën janë ndërtuar në fillim të shekullit të 19. Përshtatja e testimeve standarde online ka hasur paqëndrueshmëri të vazhdueshme, ku mjaft gabime dhe sfida janë shfaqur në kryerjen e tyre nga nxënësit apo korrigjimet nga ana e mësuesve. Braktisja e kësaj metodike vlerësimi është mirëkuptuar nga të gjithë- dhe jo vetëm grupet e margjinalizuara- pasi rezultati i sjellë së fundmi ka favorizuar pabarazinë në mësimnxënie ndërmjet nxënësve.

Trendet e fundit të vlerësimit kanë favorizuar prezencën e kurseve të shkurtra, si një metodë potencialisht efektive të të transmetuarit njohuri te të rinjtë mbi aftësi që iu shërbejnë në tregun e punës. Planifikimi i testimeve me kurse të shkurtra janë efektive në aftësimin e kompetencave të sipërmarrjes, dhe mjaft “aftësive të buta”, si puna në grup apo të aftësi të komunikimit, korrektesa, etj., të cilat shihen nga mësuesit dhe profesionistët e rinj si njohuri më sfiduese dhe të nevojshme se algjebra apo gramatika. Për këtë arsye, politikanë dhe ligjvënës po prezantojnë këtë qasje të të mësuari si një mënyrë që rrit shanset e suksesit në tregun e punës për të rinjtë.

 

 

Fuqizimi i të rinjve me aftësi universale fleksible që nxisin burime financiare

Tregu i punës nuk është më si më parë, kur një profesionist mjaftohej vetëm me disa aftësi të caktuara deri sa të dilte në pension. Tashmë të rinjtë duhet të zotërojnë aftësi që mund t’iu sigurojnë  kursime të mjaftueshme edhe pa përfunduar studimet akademike. Dëshira për të qenë financiarisht të pavarur i nxit të rinjtë të shpenzojnë kohë dhe të eksplorojnë mbi mundësitë që kanë në tregun e punës. Në këtë mënyrë, ata do të jenë më të formuar kur të dalin në karrierë dhe do ti përballojnë situatat në ambjentin e punës me më pak stres, qoftë edhe marrjen e vendimeve për të ndryshuar profilin e karrierës së tyre. Si rezultat, bie dhe rreziku i të qenit rrogëtar i varur nga një pronar.

Edukimi i aftësive financiare shkon përtej kurrikulës akademike. Për të rinjtë, ka një diferencë midis të mësuarit se si të kursejnë para dhe të zhvillojnë karakterin dhe sjelljen e përditshme mbi të qenit efikas në vendimet e tyre mbi financat personale. Për këtë arsye, zhvillimi i programeve të përshtatshme të llogaritjes dhe kursimeve për të rinjtë është një prirje premtuese.

 

 


 

Burimi: Asheesh Advani, “3 ways to prepare young people for the post-COVID jobs market”,  21.10.20

Lexo artikullin orgjinal

 

June 27, 2022

Artikujt më të fundit
3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës
Ekziston një disbalancë e dukshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe aftësive ...
3 Truke që përdorin kandidatët më të mirë për të fituar një vend pune
Kandidati që ka më shumë shanse për t’u punësuar është pikërisht ai që di se si të bjer...
Çfarë duhet të keni parasysh kur shihni një përshkrim pune
Përshkrimi i punës mbart më shumë informacion seç ju mund të mendoni.  Edhe pse titulli, dety...