December 15, 2023

3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës

Ekziston një disbalancë e dukshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe aftësive që studentët e sapodiplomuar mbartin. Stafi pedagogjik i universiteteve të ndryshme në Shqipëri është shumë optimist dhe shpreh besim ndaj aftësive dhe nivelit të institucioneve përkatëse për përgatitjen e studentëve që ata të jenë të gatshëm për tregun e punës. Nga ana tjetër, një pjesë e drejtuesve dhe përfaqësuesve të bizneseve nuk pajtohen plotësisht me këtë gjë.

toparticle-banner

 

Nga Katia Hanxhari
__________________

 

Ekziston një disbalancë e dukshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe aftësive që studentët e sapodiplomuar mbartin. Stafi pedagogjik i universiteteve të ndryshme në Shqipëri është shumë optimist dhe shpreh besim ndaj aftësive dhe nivelit të institucioneve përkatëse për përgatitjen e studentëve që ata të jenë të gatshëm për tregun e punës. Nga ana tjetër, një pjesë e drejtuesve dhe përfaqësuesve të bizneseve nuk pajtohen plotësisht me këtë gjë. Pikërisht kjo mospërputhje midis dy palëve, paraqet sfida si për bizneset, ashtu edhe për të diplomuarit e sapo bërë futur në tregun e punës. Për sa i përket vetë studentëve, ata konfirmojnë se ndodh shpesh të përballen me sfida për shkak të boshllëqeve të krijuara gjatë periudhës së arsimimit. Kjo bën që ata të mos ndihen mjaftueshëm të përgatitur profesionalisht. E gjitha kjo, rezulton në ulje të punësimit të të rinjve të sapodiplomuar.

Njihuni me disa strategji që mund të përdorni, për t’u integruar dhe përgatitur më mirë për pozicionin tuaj të ardhshëm të punës.

 

1.Mësimi i bazuar në punë

Integrimi i mësimit të bazuar në punë, si në ambientet e shkollave, ashtu edhe jashtë tyre, është shumë i rëndësishëm për studentët. Internshipet dhe eksperiencat e ndryshme të praktikës, stimulojnë njohuritë e marra ne sallat e leksioneve dhe rrisin mundësitë për punësim të menjëhershëm pas diplomimit. Ato kthejnë njohuritë teorike në praktike, duke i bërë kështu shumë më efektive.

 

2.Objektiva të qarta

Është e domosdoshme që drejtuesit dhe përfaqësuesit e arsimit të njohin rëndësinë e partneriteteve me punëdhënësit dhe bizneset e ndryshme. Efektiviteti i zyrave të karrierës mund të jetë akoma më i lartë nëse marrëdhënia që krijohet me bizneset do të ishte më afatgjatë, duke siguruar kështu një harmoni dhe njohje më të mirë mes tenedencave të industrisë dhe aftësive të studentëve. Kjo bën që studentët të kenë kuptueshmëri më të mirë të tregut dhe objektiva më të qarta për sa i përket të ardhmes së tyre të ardhshme profesionale.

 

3.Informimi më i mirë

Njohja e tregut të punës dhe industrive më të suksesshme është një fillim i mbarë për cilindo profesionist të ri. Informacioni i detajuar është thelbësor për çdo student, si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo personale, sepse e fuqizon atë të marrë vendimet e duhura në lidhje me arsimin apo karrierën që ai do ndjekë.

Institucionet, përfaqësuesit e tyre dhe vetë studentët duhet të kuptojnë që fokusi ndaj tregut të punës dhe pritshmërive që ai ka me kalimin e kohës është primar dhe shumë i rëndësishëm për krijimin e një brezi të përgatitur për të punuar, me objektiva dhe synime të qarta. Bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe institucioneve arsimore konsiderohet thelbësor për të sapodiplomuarit, në mënyrë që ata të kenë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për sukses në tregun e punës të ditëve të sotme.

 

December 15, 2023

Artikujt më të fundit
3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës
Ekziston një disbalancë e dukshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe aftësive ...
3 Truke që përdorin kandidatët më të mirë për të fituar një vend pune
Kandidati që ka më shumë shanse për t’u punësuar është pikërisht ai që di se si të bjerÃ...
Çfarë duhet të keni parasysh kur shihni një përshkrim pune
Përshkrimi i punës mbart më shumë informacion seç ju mund të mendoni.  Edhe pse titulli, dety...