Zyra e Bashkëpunimit për Integrimin Europian në Bashkinë Lushnjë, Zyra Vendore e Punës dhe Njësia Vendore Golem bashkëpunojnë në projektin “Aftësi dixhitale për Përfshirje Sociale: Aftësimi dixhital i të rinjve dhe grupeve në nevojë si promotor i punësimit dhe ekonomise”, i cili synon aftësimin digjital të të rinjve dhe grupeve në nevojë si një mënyrë për të promovuar punësimin dhe zhvillimin ekonomik.
Me pjesëmarrjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të individëve me aftësi të kufizuara dhe atyre me akses të kufizuar në shërbimet online, projekti ofron trajnime që u japin këtyre përfituesve njohuritë bazë për përdorimin e teknologjisë. Qëllimi është lehtësimi i qasjes në tregun e sotëm të punës, si dhe sigurimi i njohurive të nevojshme për përdorimin e shërbimeve publike online, si e-Albania, apo shërbimeve sociale dhe të punësimit.
Praktika.al, si pjesë zbatuese e këtij projekti, përfaqësuar nga Ardit Hoti, theksoi rëndësinë e këtyre njohurive për përfituesit, duke lehtësuar marrjen e shërbimeve bazë dhe rritur mundësitë e tyre për punësim online.