Kush jemi?
Praktika.al është një zgjidhje teknologjike inovatore që mundëson akses në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.
Pak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth nesh Pak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth nesh Pak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth nesh Pak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth neshPak fjalë rreth nesh
Një zgjidhje teknologjike inovatore
Praktika.al është një zgjidhje teknologjike inovatore që mundëson akses në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Platforma shërben si pikëtakim i kompanive, të rinjve dhe institucioneve arsimore, por nuk është thjesht një mbles digjital. Praktika.al krijon vlera të reja. Ne fuqizojmë përdoruesit tanë. Kompanitë mund të ndërtojnë profilin e tyre duke promovuar mjedisin dhe kulturën e punës, të shpallin njoftime për praktika dhe të kontaktojnë direkt kandidatë potencialë.

Studentët dhe nxënësit po ashtu kanë mundësi të informohen mbi mundësitë që tregu i punës ofron, të praktikojnë aftësitë që marrin në shkollë, të orientohen drejt zgjedhjes së duhur të karrierës duke bërë të mundur edhe kalimin më të lehtë nga universiteti në tregun e punës.

Universitetet mund të ngushtojnë hendekun që ekziston midis tyre dhe bizneseve duke promovuar mes studentëve të nxënit në vendin e punës, si pjesë integrale e kurrikulës së programeve.
Misioni ynë
Të gjithë ata që do të përbëjnë ekonominë e së nesërmes janë sot në shkollë. Tregu i punës vlerëson më tepër kryerjen e punëve me eficencë dhe efektivitet e kjo vjen kryesisht nëpërmjet aftësimit praktik.
Misioni ynë
Të gjithë ata që do të përbëjnë ekonominë e së nesërmes janë sot në shkollë. Tregu i punës vlerëson më tepër kryerjen e punëve me eficencë dhe efektivitet e kjo vjen kryesisht nëpërmjet aftësimit praktik.

Ne besojmë që celësi i suksesit tonë do jetë energjia jonë e mirë për të shndërruar njohuritë në aftësi praktike të transferueshme duke edukuar të rinjtë dhe bizneset me mënyrat e reja të të nxënit.

Ne punojmë ngushtë me punëdhënësit në një gamë të gjerë industrish për të kuptuar plotësisht kërkesat e tyre. Përqendrimi ynë në ndërtimin e kapaciteteve bazuar mbi studime në terren dhe analiza të mirëfillta siguron ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të vlefshëm me ndikim ekonomik dhe shoqëror.
Vizioni
Praktika.al synon të krijojë një treg të strukturar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke...
Vizioni
Praktika.al synon të krijojë një treg të strukturar të praktikave profesionale në Shqipëri mbështetur në programe inovative dhe cilësore që u ofrojnë të rinjve njohuritë dhe aftësitë që u duhen për tu rritur profesionalisht duke mundësuar kështu vlerë të shtuar në biznese.
Vlerat tona
Vlerat tona pasqyrohen në kulturën tonë të punës. Ne jemi inovatorë. Ne përpiqemi të ndërtojmë standarde. Përmirësimi i vazhdueshëm, energjia e mirë dhe dinamikat e reja në marrëdhëniet që krijojmë midis...
Vlerat tona
Vlerat tona pasqyrohen në kulturën tonë të punës. Ne jemi inovatorë. Ne përpiqemi të ndërtojmë standarde.

Përmirësimi i vazhdueshëm, energjia e mirë dhe dinamikat e reja në marrëdhëniet që krijojmë midis kolegësh, me bizneset, me të rinjtë e institucionet arsimore. Ne kemi ekspertizën e duhur për të kryer rolin tonë në mënyrë efektive. Jo vetëm përkushtimi, por edhe empatia; gjithmonë duke parë ngjarjen dhe situatën nga perspektiva e target grupeve tona.

Ne i shohim sfidat si mundësi. Me pasion dhe kurajo bashkohemi për të kryer punën duke u përpjekur të bëjmë gjënë e duhur dhe duke përcjellë modele të mira.
Përse na thonë puna e mbarë?
Personi i duhur me aftësitë e duhura në vendin e duhur të punës është çelësi i mirëfunksionimit të tregut të punës. Praktika.al është produkti i parë që u ofron të rinjve mundësinë për të identifikuar mundësi; më pak kohë në kërkim të një pune dhe më shumë mundësi për të eksploruar e gjetur veten.

Praktika.al nuk është një portal pune, por një mjet që lehtëson kalimin nga shkolla në punë, një shoqërues në hapat e parë të karrierës.
1
Mundësi reale për praktika profesionale për të rinjtë, me qëllim rritjen e mundësive për punësim dhe rritje efikasiteti e produktiviteti të bizneseve.
2
Një mjedis që ndihmon planifikimin e karrierës dhe zhvillimin personal, duke fituar dije dhe aftësi teknike dhe personale.
3
Të dhëna statistikore të besueshme, të shpejta dhe rregullisht të përditësuara, të cilat janë të nevojshme në vlerësimin e efikasitetit të brendshëm dhe përmirësimin e programeve të studimit.
4
Njohja e kërkesave nga ana e bizneseve për njohuri, aftësi dhe kompetenca, të cilat ndikojnë pozitivisht në integrimin efektiv të të rinjve përgjatë dhe pas diplomimit të tyre.
5
Krijimi i tregut të punës për fillestarët duke trajnuar kompanitë për të trajnuar profesionistët e duhur.
6
Promovim i bizneseve dhe programeve të studimit në një rrjet të gjerë përdoruesish.
7
Mundësi trajnimi për talentet e rinj për të gjetur kompaninë e duhur duke dhënë mundësinë për të shpejtuar kurbën e të mësuarit përmes kurseve që ndihmojnë të kuptosh më mirë botën e punës.
8
Promovimi i praktikave cilësore dhe modaliteteve të të mësuarit duke punuar.
Ekipi ynë
Albina Bardhi
Albina është një profesioniste e re, inovatore e apasionuar pas teknologjisë dhe edukimit. Albina është figura e Praktika.al dhe përfaqëson denjësisht kompaninë. Ajo ka përfunduar studimet për Informatikë Ekonomike dhe Master Shkencor në Siguri Informacioni. Albina arrin të menaxhojë me sukses dizenjimin, zhvillimin, testimin dhe zbatimin e sistemeve teknologjike. Gjithashtu, Albina është eksperte e mënyrave të reja të të nxënit. Ajo ka qenë arkitekte e platformave virtuale (LMS) dhe trajnuese në projekte të ITCILO dhe Swisscontact.
Albina Bardhi
Chief Technology Officer
Albina është një profesioniste e re, inovatore e apasionuar pas teknologjisë dhe edukimit. Albina është ...
Ardit Hotaj
Arditi është ekspert i Marrëdhënieve me Biznesin me 15 vite përvojë në shitje, banka, konsulencë financiare dhe shërbime këshilluese të biznesit. Ekspertiza e tij përfshin këshillimin financiar, zhvillimin e produkteve bankare, planifikimi i zhvillimit dhe menaxhimi i përvojës së klientit. Ai posedon njohuri të mira mbi zhvillimin e sektorit privat në kontekstin shqiptar.
Ardit Hotaj
Managing Director
Arditi është ekspert i Marrëdhënieve me Biznesin me 15 vite përvojë në shitje, banka, konsulencë finan...
Rafaela Kolaj
Rafaela është eksperte në digjitalizmin e materialeve mësimore digjitale dhe përdorimin e platformave të ndryshme mësimi online. Studimet e saj në Shkenca Edukimi e ndihmuan të përfshihej lehtë në sektorin e arsimit.Puna për një organizatë ndërkombëtare, i ka mundësuar Rafaelës të të kuptojë më mirë mjedisin ndërkombëtar, rrjedhën e punës dhe procedurat.
Rafaela Kolaj
Digitization Expert
Rafaela është eksperte në digjitalizmin e materialeve mësimore digjitale dhe përdorimin e platformave të...
Irena Majko
Irena është eksperte digjitalizimi në edukim. Pasioni i saj për kërkimin shkencor dhe fokusi i saj në pabarazitë sociale midis grave, veçanërisht brenda minoritetit rom, demonstrojnë përkushtimin e saj për të adresuar çështje të rëndësishme shoqërore. Irena punon mbi iniciativat e digjitalizimit në shkollat e arsimit dhe trajnimit profesional, zhvillimin e materialeve digjitale dhe nxitjen e ndarjes së njohurive mes edukatorëve.
Irena Majko
Digitization Expert
Irena është eksperte digjitalizimi në edukim. Pasioni i saj për kërkimin shkencor dhe fokusi i saj në pa...
Artemisa Gjergjefi
Artemisa kujdeset për menaxhimin e logjistikës së zyrës, mbajtjen e të dhënave, koordinimin dhe sigurimin që të gjitha proceset administrative të zhvillohen pa probleme.
Artemisa Gjergjefi
Administration Officer
Artemisa kujdeset për menaxhimin e logjistikës së zyrës, mbajtjen e të dhënave, koordinimin dhe sigurimi...
Katia Hanxhari
Katia është diplomuar në Gazetari dhe Komunikim Masiv në AUB. Ajo menaxhon rrjetet sociale në Praktika.al, kujdeset për përgatitjen e materialeve promocionale dhe asiston në komunikime me klientët potencialë.
Katia Hanxhari
Promotion Specialist
Katia është diplomuar në Gazetari dhe Komunikim Masiv në AUB. Ajo menaxhon rrjetet sociale në Praktika.al...

Bashkëpunëtorët

Praktika.al besohet nga kompani, institucione arsimore dhe shumë të rinj nga e gjithë Shqipëria.

Projektet tona
Digjitalizimi i materialeve mësimore
Digjitalizimi i materialeve mësimore
Zhvillimi i Materialeve Mësimore Digjitale; Bashkëpunimi me Projektin “Skills 4 Jobs”, Swisscontact
Digjitalizimi i materialeve mësimore
Digjitalizimi i materialeve mësimore
Praktika.al bashkëpunon aktualisht me projektin “Skills 4 Jobs” në kuadër të evdentimit të nevojave dhe zhvillimit të materialeve mësimore digjitale për lëndët profesionale të shkollave të mesme profesionale në Shqipëri, duke ofruar ekspertizë pedagogjike dhe suport IT. Ekspertiza didaktike dhe pedagogjike që ofrohet konsiston në trajnimin, orientimin, ndjekjen dhe dhënien e sugjerimeve të vlefshme për mësuesit pjesëmarrës në hartimin e materialeve mësimore digjitale (sigurimi i përputhjes së përmbajtjes me kurrikulën dhe i zbatimit të parimeve bazë pedagogjike; nxitja e hartimit të materialeve interaktive, angazhuese dhe tërheqëse etj.). Ekspertiza në procesin e digjitalizmimit nëpërmjet platformave digjitale konsiston në aftësimin e mësuesve në digjitalizimin e materialeve në platforma digjitale, si dhe në facilitimin e procesit të digjitalizimit, përshtatjen, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e platformës, e cila po përdoret nga një numër gjithnjë në rritje mësuesish dhe nxënësish, duke mbështetur aplikimin e mësimit të kombinuar. Aktualisht, falë bashkëpunimit me projektin “Skills 4 Jobs”, ekipi i agjencisë trajnuese (kompania Praktika.al) ka kontribuuar në hartimin, digjitalizimin dhe përdorimin për mësimdhënie të 180 lëndëve dhe moduleve profesioanle nëpërmjet platformave digjitale, për shkollat e mesme profesionale në Shqipëri.
Program Trajnimi -Bashkëpunimi me ITC-ILO
Program Trajnimi -Bashkëpunimi me ITC-ILO
Praktika.al bashkëpunon prej qershorit 2021 me ITC-ILO (Torino-Itali) në kuadër të aftësimit të një gru...
Program Trajnimi -Bashkëpunimi me ITC-ILO
Program Trajnimi -Bashkëpunimi me ITC-ILO
Praktika.al bashkëpunon prej qershorit 2021 me ITC-ILO (Torino-Itali) në kuadër të aftësimit të një grupi prej 45 profesionistësh ( mësimdhënës dhe ekspertë të fushës së bujqësisë) në mësimin online, përgatitjen e materialeve mësimore digjitale dhe përdorimin e platformave digjitale. Bashkëpunimi u zhvillua përgjatë dy fazave: Faza e pare : Zhvillimi i Trajnimi “Iniciativa e Zhvillimit të Kapaciteteve në E-learning në TVET në Shqipëri” (29 qershor– 27 gusht 2021), me këto veprimtari të përfshira:
  • Përgatitja e materialeve të trajnimit
  • Zhvillimi i trajnimit nëpërmje ëebinareve të përjavshme, asistim i pjesëmarrësve, organizim i seancave mbi ecurinë e projektit     final, korrigjim detyrash
  •  Projekti final
Faza e dytë: Coaching i pjesëmarrësve të trajnimit në Hartimin e Materialeve Digjitale të Aksesueshme (04 tetor – 17 dhjetor 2021), me këto veprimtari të përfshira:
  • Dakordësimi me pjesëmarrësit mbi krijimin e grupeve të punës dhe mbi materialet që do të digjitalizohen
  • Zhvillimi i seancave coaching me grupet e punës për asistim gjatë prodhimit të materialeve mësimore digjitale
  • Ofrimi i suportit ad-hoc të grupeve, në përgjigje të nevojave, vështirësive, sfidave të ndeshura.
Program Trajnimi - (ASTHA) Bangladesh
Program Trajnimi - (ASTHA) Bangladesh
Bashkëpunimi konsiston në suport të vazhdueshëm me anë të trajnimeve, mentorimit individual dhe webinare...
Program Trajnimi - (ASTHA) Bangladesh
Program Trajnimi - (ASTHA) Bangladesh
Bashkëpunimi konsiston në suport të vazhdueshëm me anë të trajnimeve, mentorimit individual dhe webinareve, në lidhje me:
  • përdorimin e teknologjisë në mbështetje të procesit mësimor;
  • përdorimin dhe përshtajen e platformës digjitale Moodle si bazë për ndërtimin e një platforme digjitale të personalizuar;
  • qasjen dhe aplikimin e mësimit të kombinuar etj.
  •  zhvillimin dhe përdorimin e materialeve mësimore digjitale.
Bashkëpunim me projektin “Skills Development Programme” në Cambodia,
Bashkëpunim me projektin “Skills Development Pro...
Bashkëpunim me projektin “Skills Development Programme” në Cambodia, implementuar nga Sëisscontact.
Bashkëpunim me projektin “Skills Development Programme” në Cambodia,
Bashkëpunim me projektin “Skills Development Programme” në Cambodia,
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, u zhvilllua:
  • një program trajnimi trajnerësh 13-javor me fokus në të mësuarit digjital dhe multimedia; në hartimin e përmbajtjes digjitale në funksion të kurrikulës, kontekstit dhe nevojave të audiencës; në mësimin online në distancë dhe në atë të kombinar; në vlerësimin online etj.
  • një modul “rifreskues” 1-javor me qëllim sintetizimin e njohurive dhe aftësive të përftuara nga pjesëmarrësit t
  • një guidë mbi e-learning (mësimin nëpmjet teknologjisë), përmbajtjen digjitale dhe mësimdhënien e kombinuar, bazuar në materialet kryesore të trajnimit.