August 30, 2023

Përqafimi i kritikave në ambientin e punës

Një ndër ndikuesit kryesorë në rritjen dhe zhvillimin profesional  është edhe  përqafimi i kritikave, këshillave dhe reagimeve të…

toparticle-banner

 

Nga Katia Hanxhari
__________________

 

Në mjedisin e sotëm dinamik dhe konkurrues të punës, rritja profesionale është zakonisht prioriteti numër një për profesionistët e rinj. Një ndër ndikuesit kryesorë në rritjen dhe zhvillimin profesional  është edhe  përqafimi i kritikave, këshillave dhe reagimeve të jashtme, qofshin ato të ardhura nga kolegët apo eprorët. Kritikat mund ti imagjinoni si një pasqyrë e cila reflekton pikat tona të forta dhe ato më pak të forta, të cilat kanë nevojë për përmirësim. Pranimi dhe përqafimi i kritikave mund të sjellë shumë benefite.  Aq sa mund të konsiderohet edhe virtyt.  Kritikat konstruktive ndonjëherë mund të duken të frikshme, madje nga individë të ndryshëm mund të duken edhe demotivuese. Megjithatë, çfarë është e rëndësishme të kuptohet është se kritikat, këshillat dhe reagimet janë katalizatorë për përmirësim dhe një mundësi për vetë-zhvillim.

 

 

Le të shohim bashkë përse përqafimi i kritikave është  një  faktor kyçnë rritjen dhe zhvillimin profesional.

 

  1. Përmirësimi i vazhdueshëm – Kritikat që marrim, vënë në pah fushat në të cilat kemi nevojë për përmirësim. Kjo na e bën më të lehtë procesin e rritjes së performancës, duke na kursyer kohë në gjetjen e problemeve dhe duke na dhënë më shumë kohë në zgjidhjen e tyre.
  2. Perspektivë ndryshe – Kritikat e ardhura nga persona të tjerë, rrjedhimisht na ofrojnë një perspektivë, shumicën e rasteve, tejet të re, ndaj punës tonë. Sytë e jashtëm mund të shohin detaje që ne vetë ndonjëherë i anashkalojmë, duke na zgjeruar kështu njohuritë tona.
  3. Komunikim më i mirë – Angazhimi në bashkëbisedime rreth kritikave të dhëna, jo vetëm ju ndihmon në përmirësimin e aftësive komunikuese por tregon gjithashtu se jeni të hapur ndaj kritikave dhe mbi të gjitha jeni të gatshëm për përmirësim.
  4. Avancimi në karrierë – Së fundmi, pranimi i kritikave ju shërben mbi të gjitha ju. Kritikat përshpejtojnë rritjen profesionale, duke ju bërë një aset tejet të vlefshëm për ekipin dhe kompaninë ku punoni.

 

Si të jemi më pranues ndaj kritikave?

 

  1. Jini mendjehapur – Mos harroni, kritikat dhe këshillat nuk janë një sulm personal ndaj jush, por një mundësi për të mësuar më shumë dhe për tu përmirësuar.
  2. Kërkoni më shumë informacion – Nëse ju drejtohen komente, këshilla apo kritika të cilat nuk i kuptoni, mos u druani të pyesni. Dëshira për të ditur më shumë tregon përkushtim.
  3. Mbani shënime – Gjatë diskutimeve rreth kritikave apo këshillave, është mirë të mbani shënime për të mbajtur mend pikat kryesore. Kjo do ju vijë në ndihmë gjithashtu edhe në të ardhmen, kur do të doni të rishikoni ecurinë tuaj.
  4. Jini mirënjohës – Sido qofshin kritikat, duhet të jeni mirënjohës për kohën dhe përpjekjen që të tjerët ju kanë dedikuar. Mos harroni se koha është e çmuar, kështu që kushdo që ju ka dhuruar kohë, ka investuar te ju.
  5. Shprehni mendimin tuaj – dhënia dhe marrja e kritikave është një rrugë dykalimshe. Pranojini kritikat, por edhe jepni mendimin tuaj rreth tyre. Analizimi i kritikave nga sytë e të kritikuarit mund të jetë shumë e vlefshme te të tjerët. Është tejet e rëndësishme që në një ambient pune të inkurajohet reagimi i dyanshëm.

 

Mos harroni, kritikat apo këshillat mund të jenë pozitive ose konstruktive. Nuk ka as këshilla, dhe as kritika negative. Kjo do të thotë se pranimi dhe përqafimi i tyre  bëhen një komponent i domosdoshëm i një karriere të suksesshme. Kështu nxitet jo vetëm rritja profesionale dhe personale, por gjithashtu përmirësohet edhe komunikimi i shëndetshëm në ambientin e punës duke inkurajuar kulturën e bashkëpunimit mes kolegësh dhe jo vetëm.

 

 

Profesionistët e rinj mund të shfrytëzojnë kritikat konstruktive në përmirësim dhe transformim të jetës së tyre profesionale. Mbani mend, kritikat nuk janë pengesë, por ndihmesë drejt aspiratave tuaja.

 

August 30, 2023

Artikujt më të fundit
3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës
Ekziston një disbalancë e dukshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe aftësive ...
3 Truke që përdorin kandidatët më të mirë për të fituar një vend pune
Kandidati që ka më shumë shanse për t’u punësuar është pikërisht ai që di se si të bjerÃ...
Çfarë duhet të keni parasysh kur shihni një përshkrim pune
Përshkrimi i punës mbart më shumë informacion seç ju mund të mendoni.  Edhe pse titulli, dety...