August 21, 2023

Mos hezito – Apliko! Çdo aplikim një mundësi rritje.

Për disa njerëz, halli i gjetjes së një pune pas universitetit mbyllet lehtësisht…

toparticle-banner

 

Nga Albina Bardhi
__________________

 

Për disa njerëz, halli i gjetjes së një pune pas universitetit mbyllet lehtësisht nga një vizitë në një panair karriere, për disa të tjerë zgjat më shumë. Edhe në një treg pune me papunësi të ulët, mund të jetë sfiduese për të diplomuarit e rinj të gjejnë një punë. Kjo nuk ndodh se nuk ka punë; kjo ndodh se ju konkuroni me njerëz që kanë më shumë përvojë. Mos harroni se një diplomë nuk do të thotë që jeni gati për jetën në zyrë.

 

Për më tepër, ju nuk dini atë që nuk dini. Pra, të diplomuarit mund të mos kenë ende një ide se çfarë duan të bëjnë me karrierën e tyre. Mund të kenë vështirësi të dallojnë se cilat janë pikat e tyre të forta dhe si mund të aplikohen në një punë. Kërkimi i vazhdueshëm pa humbur motivimin, praktika dhe njohjet mund të ndihmojnë dhe nëse jeni me fat mund të gjeni një punë tre deri në gjashtë muaj pas diplomimit.

 

“Askush nuk do të më punësojë pa eksperiencë!”
E dëgjojmë këtë pyetje gjatë gjithë kohës: “Si mund të marr eksperiencë kur nuk do të më punësojnë pa eksperiencë?”.

Në disa raste, me disa punëdhënës, kjo mund të jetë e vërtetë. Megjithatë të sapodiplomuarit që kërkojnë role të nivelit fillestar mund të aplikojnë për pozicione në intervalin 0-2 vite eksperiencë (shumica e punëve në Praktika.al i përkasin këtij intervali). Ndaj dhe nuk duhet të hezitoni. Punëdhënësit vlerësojnë cilësitë përtej aftësive teknike – si pasioni, përshtatshmëria dhe gatishmëria për të mësuar. Duke aplikuar, nuk po tregoni vetëm atë që keni; po shprehni potencialin tuaj për t’u rritur dhe kontribuar. Plus, akti i aplikimit në vetvete është një aftësi e vlefshme. Është një shans për të praktikuar paraqitjen e vetes, për të praktikuar intervistat, për të përmirësuar CV-në tuaj dhe për të krijuar letra motivuese bindëse.

 

E kuptoj – tregu i punës mund të duket i frikshëm. Pasiguria, konkurrenca, pyetja e bezdisshme nëse je “mjaftueshëm i mirë” – të shtyn të hezitosh. Por, hezitimi mund të jetë pengesa juaj më e madhe.
Nuk është e nevojshme të bëni tick të gjitha kutitë. Përshkrimet e punës janë një listë e kualifikimeve ideale që punëdhënësit kërkojnë. Është shumë e rrallë të gjesh aplikantë që plotësojnë të gjitha kualifikimet. Për shkak të kësaj, punëdhënësit janë fleksibël kur marrin në konsideratë kandidatët.

 

A liston përshkrimi i punës njohuri dhe aftësi të industrisë me të cilat nuk jeni të njohur? Atëherë shikojini mirë për të përcaktuar aftësitë dhe njohuritë tuaja të transferueshme.
Jeni të hapur dhe të etur për të mësuar atë që nuk dini? Nëse po, aplikoni dhe përktheni aftësitë dhe njohuritë tuaja në aktuale duke përcjellë interesin tuaj për të mësuar më shumë.

 

Ndoshta kupton që ke një boshllëk njohurish apo aftësish. Një gjuhë programimi që duhet ta mësosh? Ndonjë aplikacion i ri që duhet të dish ta përdorësh? Një gjuhë e huaj? Atëherë merrni parasysh të kryeni një kurs në internet. Ekzistojnë shumë opsione falas dhe me kosto të ulët. Keni nevojë për më shumë përvojë? Merrni parasysh praktikën, internshipet, vullnetarizmin ose opsione të tjera për t’ju ndihmuar të fitoni eksperiencë.

Te Praktika.al mund t’i gjeni të dyja. Bashkë me punën pak më vonë :).

August 21, 2023

Artikujt më të fundit
3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës
Ekziston një disbalancë e dukshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe aftësive ...
3 Truke që përdorin kandidatët më të mirë për të fituar një vend pune
Kandidati që ka më shumë shanse për t’u punësuar është pikërisht ai që di se si të bjer...
Çfarë duhet të keni parasysh kur shihni një përshkrim pune
Përshkrimi i punës mbart më shumë informacion seç ju mund të mendoni.  Edhe pse titulli, dety...