June 7, 2022

Digjitalizimi i materialeve mësimore

Zhvillimi i Materialeve Mësimore Digjitale; Bashkëpunimi me Projektin “Skills 4 Jobs”, Swisscontact

toparticle-banner

Praktika.al bashkëpunon aktualisht me projektin “Skills 4 Jobs” në kuadër të
evdentimit të nevojave dhe zhvillimit të materialeve mësimore digjitale për lëndët
profesionale të shkollave të mesme profesionale në Shqipëri, duke ofruar ekspertizë
pedagogjike dhe suport IT. Ekspertiza didaktike dhe pedagogjike që ofrohet
konsiston në trajnimin, orientimin, ndjekjen dhe dhënien e sugjerimeve të vlefshme
për mësuesit pjesëmarrës në hartimin e materialeve mësimore digjitale (sigurimi i
përputhjes së përmbajtjes me kurrikulën dhe i zbatimit të parimeve bazë
pedagogjike; nxitja e hartimit të materialeve interaktive, angazhuese dhe tërheqëse
etj.). Ekspertiza në procesin e digjitalizmimit nëpërmjet platformave digjitale

konsiston në aftësimin e mësuesve në digjitalizimin e materialeve në platforma
digjitale, si dhe në facilitimin e procesit të digjitalizimit, përshtatjen, menaxhimin
dhe mirëmbajtjen e platformës, e cila po përdoret nga një numër gjithnjë në rritje
mësuesish dhe nxënësish, duke mbështetur aplikimin e mësimit të kombinuar.
Aktualisht, falë bashkëpunimit me projektin “Skills 4 Jobs”, ekipi i agjencisë trajnuese
(kompania Praktika.al) ka kontribuuar në hartimin, digjitalizimin dhe përdorimin për
mësimdhënie të 180 lëndëve dhe moduleve profesioanle nëpërmjet platformave
digjitale, për shkollat e mesme profesionale në Shqipëri.

June 7, 2022

Artikujt më të fundit
Këshilla për gjetjen dhe aplikimin për bursa për studentët shqiptarë
Bursat ofrojnë një mundësi shumë të mirë për të lehtësuar barrën financiare dhe për të h...
Avantazhet e të punuarit për një Startup kundrejt një kompanie
Jeni një profesionist i sapodiplomuar apo student dhe po konsideroni lëvizjen tuaj të ardhshme n...
10 aftësi që paguhen mirë që çdokush mund t'i mësojë në internet
Interneti e ka bërë më të lehtë se kurrë për të mësuar aftësi të reja dhe ekspertizë në...