September 25, 2025

“Aftësi dixhitale për Përfshirje Sociale”

Praktika.al & Horizont EU po punojnë për të fuqizuar ata që kanë më së shumti nevojë, me trajnime dixhitale, njohuri për shërbime online dhe mundësi punësimi për të rinjtë dhe grupet në nevojë.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

toparticle-banner

Zyra e Bashkëpunimit për Integrimin Europian në Bashkinë Lushnjë, Zyra Vendore e Punës dhe Njësia Vendore Golem bashkëpunojnë në projektin “Aftësi dixhitale për Përfshirje Sociale: Aftësimi dixhital i të rinjve dhe grupeve në nevojë si promotor i punësimit dhe ekonomise”, i cili synon aftësimin digjital të të rinjve dhe grupeve në nevojë si një mënyrë për të promovuar punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

Me pjesëmarrjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të individëve me aftësi të kufizuara dhe atyre me akses të kufizuar në shërbimet online, projekti ofron trajnime që u japin këtyre përfituesve njohuritë bazë për përdorimin e teknologjisë. Qëllimi është lehtësimi i qasjes në tregun e sotëm të punës, si dhe sigurimi i njohurive të nevojshme për përdorimin e shërbimeve publike online, si e-Albania, apo shërbimeve sociale dhe të punësimit.

Praktika.al, si pjesë zbatuese e këtij projekti, përfaqësuar nga Ardit Hoti, theksoi rëndësinë e këtyre njohurive për përfituesit, duke lehtësuar marrjen e shërbimeve bazë dhe rritur mundësitë e tyre për punësim online.

September 25, 2025

Artikujt më të fundit
3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës
Ekziston një disbalancë e dukshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe aftësive ...
3 Truke që përdorin kandidatët më të mirë për të fituar një vend pune
Kandidati që ka më shumë shanse për t’u punësuar është pikërisht ai që di se si të bjer...
Çfarë duhet të keni parasysh kur shihni një përshkrim pune
Përshkrimi i punës mbart më shumë informacion seç ju mund të mendoni.  Edhe pse titulli, dety...