June 7, 2022

Digjitalizimi i materialeve mësimore

Zhvillimi i Materialeve Mësimore Digjitale; Bashkëpunimi me Projektin “Skills 4 Jobs”, Swisscontact

toparticle-banner

Praktika.al bashkëpunon aktualisht me projektin “Skills 4 Jobs” në kuadër të
evdentimit të nevojave dhe zhvillimit të materialeve mësimore digjitale për lëndët
profesionale të shkollave të mesme profesionale në Shqipëri, duke ofruar ekspertizë
pedagogjike dhe suport IT. Ekspertiza didaktike dhe pedagogjike që ofrohet
konsiston në trajnimin, orientimin, ndjekjen dhe dhënien e sugjerimeve të vlefshme
për mësuesit pjesëmarrës në hartimin e materialeve mësimore digjitale (sigurimi i
përputhjes së përmbajtjes me kurrikulën dhe i zbatimit të parimeve bazë
pedagogjike; nxitja e hartimit të materialeve interaktive, angazhuese dhe tërheqëse
etj.). Ekspertiza në procesin e digjitalizmimit nëpërmjet platformave digjitale

konsiston në aftësimin e mësuesve në digjitalizimin e materialeve në platforma
digjitale, si dhe në facilitimin e procesit të digjitalizimit, përshtatjen, menaxhimin
dhe mirëmbajtjen e platformës, e cila po përdoret nga një numër gjithnjë në rritje
mësuesish dhe nxënësish, duke mbështetur aplikimin e mësimit të kombinuar.
Aktualisht, falë bashkëpunimit me projektin “Skills 4 Jobs”, ekipi i agjencisë trajnuese
(kompania Praktika.al) ka kontribuuar në hartimin, digjitalizimin dhe përdorimin për
mësimdhënie të 180 lëndëve dhe moduleve profesioanle nëpërmjet platformave
digjitale, për shkollat e mesme profesionale në Shqipëri.

June 7, 2022

Artikujt më të fundit
3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës
Ekziston një disbalancë e dukshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe aftësive ...
3 Truke që përdorin kandidatët më të mirë për të fituar një vend pune
Kandidati që ka më shumë shanse për t’u punësuar është pikërisht ai që di se si të bjer...
Çfarë duhet të keni parasysh kur shihni një përshkrim pune
Përshkrimi i punës mbart më shumë informacion seç ju mund të mendoni.  Edhe pse titulli, dety...