September 25, 2025
“Nxitja e Punësimit të Denjë për të Rinjtë dhe të Papunët në Zonën Ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë”
Projekti “Nxitja e Punësimit të Denjë për të Rinjtë dhe të Papunët në Zonën Ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë”synon të fuqizojë të rinjtë, individët e papunë dhe grupet vulnerabël duke i pajisur me aftësi digjitale dhe sociale për t’u përshtatur me tregun modern të punës.
Projekti “Nxitja e Punësimit të Denjë për të Rinjtë dhe të Papunët në Zonën Ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga World Vision Albania në bashkëpunim me agjencitë kombëtare e lokale të punësimit, synon të fuqizojë të rinjtë, individët e papunë dhe grupet vulnerabël duke i pajisur me aftësi digjitale, sociale dhe profesionale, për t’u përshtatur më mirë me kërkesat e tregut modern të punës dhe për të shfrytëzuar mundësitë e punësimit në sektorë të ndryshëm, si ICT, turizmi dhe shërbimet. Përmes trajnimeve të certifikuara, praktikave profesionale në kompani vendase dhe projekteve praktike si zhvillimi i faqeve web apo aplikacioneve, përfituesit marrin njohuri konkrete dhe eksperiencë pune.
Në kuadër të këtij projekti kanë nisur edhe trajnimet në Shkollën e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, ku disa nxënës po përgatiten me njohuri dhe përvojë praktike për t’u integruar më lehtë në tregun e punës, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron turizmi dhe sektori i shërbimeve. Ky trajnim po zhvillohet nga Praktika.al, në bashkëpunim me bizneset lokale dhe aktorët e punësimit, duke ndërtuar ura lidhëse midis shkollës profesionale dhe tregut real të punës.