September 24, 2025
BE për Arsimin Gjithëpërfshirës
Krijimi dhe mirëmbajtja e një platforme interaktive për mësimdhënie dhe të nxënë, të aksesueshme nëpërmjet faqes së web-it dhe pajisjeve celular, të bazuar në LMS.
“BE për Mësimdhënie Gjithëpërfshirëse” është një projekt i financuar nga BE që synon të prezantojë një model mësimdhënieje gjithëpërfshirëse dhe kurrikulë të bazuar në kompetenca në arsimin parauniversitar në Shqipëri, duke mbështetur modernizimin e sistemit arsimor shqiptar.
Me një buxhet prej 2.3 milionë eurosh, projekti do të modernizojë kurrikulën e zhvillimit profesional për mësuesit në detyrë dhe do të krijojë një rrjet trajnerësh dhe mësuesish që do të zbatojnë trajnimin zinxhir për kolegët e tyre.
Projekti do të mbështesë gjithashtu hartimin e planit për 320 Kabinete të Psikologëve/Shërbimeve Sociale në shkolla, duke garantuar akses për të gjithë nxënësit dhe stafin akademik, si dhe shndërrimin e shkollës për nxënësit që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë në qendra burimore.
Synimet e projektit përfshijnë modernizimin e profesionit të mësuesit (mësimdhënie e bazuar në kompetenca) dhe forcimin e aftësive të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave në Shqipëri. Përmes trajnimeve dhe shkëmbimit të praktikave më të mira, projekti do të pajisë 15,000 mësues shqiptarë me njohuri, aftësi dhe kompetenca për të ofruar mësimdhënie moderne dhe gjithëpërfshirëse.