December 4, 2023

3 Truke që përdorin kandidatët më të mirë për të fituar një vend pune

Kandidati që ka më shumë shanse për t’u punësuar është pikërisht ai që di se si të bjerë në sy të ekipit rekrutues. Njihuni me 3 truke që përdorin kandidatët më të shkathët për të fituar vendin e punës dhe mësoni prej tyre.

toparticle-banner

 

Nga Katia Hanxhari
__________________

 

Shumë rekrutues me përvojë tregojnë se jo gjithmonë ai që është më i kualifikuar e fiton një pozicion pune, por ai që di të “shesë” më mirë aftësitë e tij. Kandidati që ka më shumë shanse për t’u punësuar është pikërisht ai që di se si të bjerë në sy të ekipit rekrutues. Njihuni me 3 truke që përdorin kandidatët më të shkathët për të fituar vendin e punës dhe mësoni prej tyre.

Lini përshtypje të mirë që në takimin e parë 

Detyra më e rëndësishme e rekrutuesve është të gjejnë talente të reja dhe t’i bëjnë pjesë të kompanisë për të cilën ata punojnë. Sigurohuni që të lexoni me kujdes rreth kompanisë dhe thirrjes për të cilën po aplikoni dhe gjatë intervistës mundohuni të lidhni eksperiencat tuaja profesionale me aftësitë të cilat kërkohen nga ky pozicion pune. Nëse ju fitoni simpatinë e ekipit rekrutues, konsiderojeni këtë si një bonus, sepse mundësia që të punësoheni sapo u rrit. 

Mbani hapur mundesitë për punësim edhe në vende të tjera

Nëse gjatë një interviste pune lini të kuptohet që jeni në kërkim të vazhdueshëm për mundësi më të mira, ju i bëni të ditur rekrutuesve që kompania e tyre nuk është e vetmja që ju ka tërhequr vëmendjen, por ka edhe kompani të tjera të cilat kanë shprehur interes ndaj jush si kandidat. Kjo do të bëjë që ata jo vetëm të luftojnë më fort për t’ju tërhequr, por mund t’ju japë dhe ju një larmishëri mundësish nga të cilat mund të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë. 

Theksoni përvojat profesionale afatgjata 

Nëse keni shpenzuar më shumë se 1 apo 2 vite në punët tuaja të mëparshme, kjo tregon se jeni të qëndrueshëm në punë dhe besnikë ndaj kompanisë së cilës ju i dedikoheni. Në tregun e sotëm, rekrutuesit e vlerësojnë shumë qëndrueshmërinë në punë, duke qenë se kjo sinjalizon përkushtim dhe premton potencial për një zhvillim afatgjatë dhe kontribut brenda ekipit.

Nëse mësoni t’i përvetësoni këto taktika,  gjasat janë se do fitoni vëmendjen e rekrutuesve. Paçi fat!

December 4, 2023

Artikujt më të fundit
3 Strategji: Si të përgatitemi për tregun e punës
Ekziston një disbalancë e dukshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe aftësive ...
3 Truke që përdorin kandidatët më të mirë për të fituar një vend pune
Kandidati që ka më shumë shanse për t’u punësuar është pikërisht ai që di se si të bjer...
Çfarë duhet të keni parasysh kur shihni një përshkrim pune
Përshkrimi i punës mbart më shumë informacion seç ju mund të mendoni.  Edhe pse titulli, dety...