Lexoni më poshtë 10 arsye përse kompanitë duhet të investojnë në programet e praktikave sipas European Alliance for Apprenticeships.
-
- 1. Praktikat profesionale krijojnë një dinamikë të favorshme si për praktikantët, ashtu edhe për kompanitë. Për praktikantët është një përvojë e vlefshme në hapat e parë të karrierës dhe për kompanitë është një investim në forcën e tyre të ardhshme të punës.
-
- 2. Programi i praktikave ndihmon bizneset të krijojnë një grup punonjësish të kualifikuar që kontribuojnë drejtpërdrejt në interesat e kompanisë. Përveç kësaj, praktikat janë një burim i qëndrueshëm dhe i besueshëm për punonjës të kualifikuar, ekzekutivë apo liderë të së ardhmes.
-
- 3. Punonjësit që janë rekrutuar nëpërmjet praktikave profesionale janë të predispozuar të jenë më besnikë ndaj kompanisë dhe më të motivuar në plotësimin e detyrave të tyre, duke siguruar jetëgjatësinë e stafit të punës dhe reduktuar nevojën e rekrutimeve të papritura.
-
- 4. Praktikantët nxisin një frymë të re bashkëpunimi në vendin e punës nëpërmjet ideve dhe perspektivave të reja.
-
- 5. Marrëdhënia midis praktikantit dhe mentorit apo trajnuesit mund të rrisë harmoninë në mjedisin e punës dhe të bëhet një model pozitiv i bashkëpunimit midis brezave.
-
- 6. Praktikat nxisin një kulturë pune më gjithëpërfshirëse, e cila ndikon drejtpërdrejt në mirëqënien e punonjësve dhe imazhin e kompanisë.
-
- 7. Praktikantët mund të sjellin propozime novatore dhe të vlefshme në mjedisin e punës, pasi mund të jenë njohur me aplikimin e tyre gjatë eksperiencave të mëparshme në trajnime, evente apo aktivitete vullnetare.
-
- 8. Kompanitë mund të krijojnë një vend pune më të sigurt nëse investojnë në programe praktikash që kanë në fokus ndër të tjera, trajnime për sigurinë në vendin e punës.
-
- 9. Kostot fillestare të investimit në praktikantët e rinj mund të reduktohen dhe nga mbështetja financiare që vjen nga burime të ndryshme si p.sh: fonde të organizatave jo fitimprurëse, apo dhe të huaja (psh. fonde të BE-së). Në përgjithësi, kostot e një praktike janë të papërfillshme pasi pas programit bizneset përfitojnë një fuqie punëtore të kualifikuar.
-
- 10. Shumë kompani stepen prej procedurave të shumta administrative në rekrutimin e praktikantëve të rinj ose trajnimit të stafit për të qenë trajnues. Gjithsesi, duhet të bëhet e ditur se për të lehtësuar këto procese administrative, kompanitë mund të përfitojnë mbështetje jofinanciare nga autoritetet të ndryshme publike, shërbimet publike të punësimit, dhomat e tregtisë dhe entet ndërmjetësuese etj.
Shkarko dokumentin origjinal nga buletini i European Alliance for Apprenticeships